Lajme

Veseli për dallimet mes pozitës e opozitës sa i përket dialogut: Valla unë skom pa kurrkund dallim!

10/11/2018 12:58
nga:Gazeta Blic

Kryetari të Kuvendit dhe njëherit Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nuk po i duket që ka dallime të mëdha mes kërkesave të pozitës e opozitës sa i përket dialogut me Serbinë, shkruan Gazeta Blic.

Veseli në konferencën për media pas takimit me dy nga partitë opozitare ka thënë se nuk ka dallime me dy palëve pozitë e opozitë, por ka inate personale.
Madje ai ka thumbuar duke thënë se është mirë që mos me mbajë inate se e ke humb pushteti ose që ke probleme të brendshme nuk do të thotë ti shpërfaqësh jashtë.

“Valla unë skom pa kurrkund dallim, bile është qëndrim për me mujt njani-tjetrin për fat të keq, për patriotizëm po e teprojmë kaniherë bile e kam një përshtypje. Është momentin i mençurisë, maturisë të ulemi bashkërisht dhe pluralizmi do të ekzistojnë gjithmonë në Kosovë, gjithmonë do të ketë shumicë të thjeshtë por absolute ishalla kur nuk ka se atëherë kalon në diktaturë. Ajo çka duhet të kuptojmë se kjo gjë nuk shkon me inat pse e ke humb pushteti me u mundu me ndalë krejt procesin dhe në të njëjtën kohë neës ke probleme të brendshme nuk duhet ti përcjellësh jashtë”, ka deklaruar Veseli.

Veseli u ka bërë thirrje LDK e VV që të jenë pjesë e arritjes së konsensusit për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

/GazetaBlic/

 

Pas përfundimit të takimit, Kadri Veseli me porosi ekstra për LDK-në e VV-në!