Lajme

Veseli për Albright: Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën

06/12/2019 10:52
nga:L H

Kryekuvendari Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që ShBA-ja kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Veseli e ka falënderuar Albright që sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashkë me qytetarët çlirimin e Kosovës.

“Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright në takim me kryeparlamentarin Veseli, raporton KP.

Kreu i Kuvendit tha se falë mbështetjes së SHBA-së, Presidentitn Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.

“Nder i veçantë ta takoj ish Sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright. Ajo ka pasur një rol vendimtar në çlirimin e Kosovës. Populli ynë do mbetet përherë mirënjohës ndaj miqve të çmuar si ajo, që na janë gjetur pranë në kohët më të vështira të historisë sonë”, ka shkruar Veseli.