Lajme

Veseli: PDK-ja me nisma të reja të masave ekonomike për përballjen me koronavirusin!

04/09/2020 19:58
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se sot ka biseduar me kryetarët e degëve si dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, për aktivitetet e ardhshme si dhe për nismat e kësaj partie, sa i përket masave ekonomike që duhen marrë për të përballuar siç duhet luftën kundër pandemisë.

Shkrimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon intensivisht reformën e saj të brendshme, pavarësisht situatës emergjente. Gjithmonë të kujdesshëm, duke respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e duke shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë së informacionit, ne vazhdojmë rregullisht komunikimin brenda strukturave.

Sot bisedova në video-konferencë me kryetarët e degëve si dhe anëtarët e kryesisë së PDK-së, për aktivitetet e ardhshme si dhe për nismat tona konstruktive për sa i përket masave ekonomike që duhen marrë për të përballuar siç duhet luftën kundër pandemisë si dhe për të parandaluar kolapsin ekonomik.

Me këtë rast, ju ftoj edhe juve sërish që të mbani distancën sociale e mos të dilni pa nevojë nga shtëpia. Së bashku do t’ia dalim ta tejkalojmë këtë vështirësi.

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon intensivisht reformën e saj të brendshme, pavarësisht situatës emergjente….

Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 9 avril 2020

04/22/2020 17:01

Veseli: PDK-ja është opozitë, nuk pranojmë ftesa për koalicion nga askush!