• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Veseli: Nuk e ‘koriti’ familjen time

12/21/2018 22:52
nga:FL.B

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur rreth asaj nëse është dikush që do të mund t’ia ndërronte mendjen për ndryshimin e kufijve.

Ai i është drejtuar udhëheqësit të emisionit “Blic Interview”, Astrit Gashi me pyetjen se mos po mendon që ajo që do të ia ndërronte mendjen mund të jetë Gjykata Speciale, derisa më pas ka vazhduar se në fakt janë ata që sipas tij ‘ frikësohen nga hija e vet’ janë në Kuvendin e Kosovës.

Veseli ka thënë se një gjë të tillë nuk do ta bënte sepse nuk do që t’ia qes hijen e zezë familjes së tij.

Po të pyes ty, kush mundet me na ndërru mendjen (për ndryshimin e kufijve), mos po mendon që Gjykata Speciale? – Ata që tuten prej hijes së vet? Po prandaj e përmenda, ata që tuten prej hijes së vet që edhe natën kur bon diçka, tremben në gjumë.

GazetaBlic: Kush janë ata që tuten nga hija e tyre?”

“Qata që e përmendin, s’kemi asgjë tjetër po… Tash të jem shumë i sinqertë, pse a mendon dikush që tri, po më vjen keq bile kur e them këtë se po i bije sikur me u lavdërua, a po mendon dikush që dua me ia qit hijen e zezë sakrificës të familjes teme, sakrificës time? Paj s’ka motiv, as s’ka, qysh ka thënë ai vendasi jonë Isë Boletini – as s’ka ari që më lan, as s’ka tutë që më ndal. Është veç vendi im, çka është në interesin e vendit tim, çka e mendoj që është në interesin e fëmijëve tanë, gjeneratave që vijnë, kemi me e vendosë edhe kom me dal në këtë foltore e me thanë, këtë e bëjë për shkak të kësaj, se është interesi i gjeneratave që vijnë. Se nuk du që ata me e pas fatin që e kom pas unë, e që e kanë pas bashkluftëtarët e mi.” – ka thënë Veseli në “Blic Interview”.

/ © GazetaBlic /

03/20/2019 20:22

Ramiz Lladrovci: Kadri Veseli është si une