Lajme

Veseli: Nuk e kemi ditur se Smajl Latifi kishte qenë shumë tregtar

11/14/2017 18:20
nga:M H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u zotua sot në Rahovec se do të bëjnë shumë më shumë se që kanë bëri më tani për Komunën e Rahovecit, ndërkohë që nuk ka kursyer kritika ndaj kandidatit të AAK-së Smajl Latifi, për të cilin tha se e kanë pasur bashkëluftëtarë, por nuk e kanë ditur se është shumë tregtar.

Veseli tha se si PDK do të jetë 100 për qind përkrah kandidatit të saj për kryetar komune.

“Do të bëjmë më shumë edhe për secilin fermer, secili fermer përkrahet nga komuna e Rahovecit. Të jemi përgjegjës të jemi në shërbim të katër viteve të ardhshme. Këtë do ta bëjmë gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ai.

Ai pati disa fjalë edhe për kandidatin e AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi.

“Kundërkandidatin e kemi pasur bashkëluftëtar, por nuk e kishim ditur që kish qenë shumë tregtar”, tha ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se ka programin më të mirë për të udhëhequr me qeverisjen komunale në katër vjetët e ardhshme.

“Ne e kemi programin e duhur për këtë qëllim. Kam vizituar edhe shumë biznese dhe ato po zhvillohen. Bizneset do t’i trajtojmë si partner të komunës, duke iu ofruar lehtësira. Fermerët janë një nga prioritetet e programeve tona, do të rrisim subvencionet”, tha ai.

Vehapi tha se do të vazhdojnë me ndërtimin e shkollave dhe do të ‘i pajisin me laboratorë, ndërkohë që do të vazhdojnë shërbime të mira për qytetarët edhe në sektorin e shëndetësisë dhe nuk do të lënë pas dore as zhvillimin e infrastrukturës rrugore.

“Do të investojmë shumë në sport, pasi që kjo rini që kemi mund të arrijë majat e suksesit. Do të investojmë edhe në kulturë. Programi ynë për katër vite është program i mundësive dhe ju ftoj që të dielën të shfrytëzoni të drejtën për të votuar dhe të votoni numrin 94, se kështu i jepni mundësi një qeverie të mirë”, ka thënë Vehapi.

11/20/2017 16:32

Veseli tha diçka për Mitrovicën