Lajme

Veseli niset drejt Hagës: Historia e UÇK-së, histori e së drejtës së popullit të Kosovës

12/09/2019 11:58
nga:B. D

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është nisur sot për në Hagë, në kuadër të ftesës nga Gjykata Speciale për tu intervistuar më 10 dhjetor.

Në një adresim për media, ai tha se Gjykata Speciale, është sfidë përballë krimeve makabre serbe, ndërsa është shprehur se ndjehet krenar që i shërbeu vendit si pjesëtar i UÇK-së.

”Gjykata Speciale është sfidë, përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e popullit tonë, luftës së UÇK-së”.

”Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin t’i shërbejë atdheut të vet”.

”Me asnjë gjë nuk e ndërrojë asnjë pjesë të asaj jete krenare. Historia e UÇK-së, është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

07/13/2020 10:01

“E rëndë për vendin që presidenti shkon në gjykatë – i mbetet Thaçit të luftojë që në fund të dalë mirë ai dhe Kosova”