Lajme

Veseli: Nëse frikacakët ikin nga përgjegjësia, vendi shkon shpejt në zgjedhje

01/27/2020 20:13
nga:B. D

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marrin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.

Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.

“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.

Ai tha se në këtë situatë delikate për vendin, ka kërkuar nga ministri i ri i Financave që në buxhetin e ri të dyfishoj buxhetin për armatim të ushtrisë së Kosovës si dhe atë për Policinë e Kosovës, në mënyrë që vendi të rrisë sigurinë edhe më shumë.

04/01/2020 12:14

Veseli: Është hipokrizi të mendohet për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë situatë!