Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në facebook foli për heroin Xhavit Haziri.
Veseli tha se e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij, raporton Gazeta Blic.
Veseli tregoi se Haziri u kidnapua nga forcat okupatore por shpirti i tij atdhetar nuk do të zhduket e as nënshtrohet.
Ky është postimi i tij i plotë:
Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata.
Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.
Sot, e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.
Ai do të kidnapohej nga forcat okupatore, por, shpirti i tij atdhetar, kurrë nuk do të zhduket as nështrohet. Atdheut dhe kombit i mungon ende vendi ku të vendosim kurora me lule, por nderimi nuk do të mungojë kurrë.
Lavdi e përjetshme për heroin Xhavit Haziri!
Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata. Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila…
Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 17 septembre 2020