Lajme

Veseli kujton Isa Boletinin në 104-vjetorin e vrasjes së tij

01/28/2020 16:41
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në 104-vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit, shkruan GazetaBlic.

Veseli ka thënë se Boletini ka qenë model i heroit atdhetar.

Postimi i plotë:

Sot mbushen 104 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, organizatorit dhe udhëheqësit të lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar. Ai ka qenë një nga figurat më emblematike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe fal veprës së tij fitoi respekt e autoritet, jo vetëm anembanë trojeve shqiptare, por edhe në kancelaritë e Fuqive të Mëdha të kohës.

Ai është modeli i heroit atdhetar vetëmohues sepse kontributin e tij patriotik e nisi që nga mosha 17-vjeçare, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për ta vazhduar pa rreshtur deri në momentin kur mbylli sytë.

Ne krenohemi me faktin që pas një shekulli mundëm ti kthenim eshtrat e tij që të preheshin në vendlindje dhe që sot varri i tij qëndron simbolikisht në Boletin si roje kufiri për tē mbrojtur pacënueshmërinë e territorit të Republikës së Kosovës.

Sot mbushen 104 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, organizatorit dhe udhëheqësit të lëvizjes për çlirim e bashkim…

Publiée par Kadri Veseli sur Mardi 28 janvier 2020

01/23/2020 09:29

Haradinaj: Isa Boletini, mbrojtës i pavarësisë dhe komandant çetash