Lajme

Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje

11/26/2019 09:50
nga:B. D

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka reaguar për tërmetet e sotshme në Shqipëri e që më pas u dëgjuan edhe në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Veseli ka shkruar se është i pikëlluar për jetët e humbura në këtë tërmet.

Ai ka thënë se mendjet dhe zemrat janë me familjet që pësuan më së shumti, me humbjen e familjarëve të tyre.

Ai shton se Kosova do i dal në ndihmë Shqipërisë për ta kaluar sa më lehtë këtë dhembje.

Postimi i Veselit i plotë:

Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje.

Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me…

Publiée par Kadri Veseli sur Mardi 26 novembre 2019

01/21/2020 14:11

Veseli: Emri i Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi