Lajme

Veseli konfirmon ftesën e Tribunalit Special për Abelard Tahirin

10/16/2019 23:10
nga:M K

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka konfirmuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ministrit në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

“Ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale, me ftesë zyrtare për shkak të pozicionit institucional që e ka. Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli në KTV.

Ai u shpreh skeptik se Tahiri mund të jetë në cilësinë të dyshuarit.

“S’mund të jetë i dyshuar. Gjykata Speciale është brenda sistemit tonë juridik. Ministri i Drejtësisë mund të jetë ftuar për çështje të qartësimit”, theksoi Veseli.

11/07/2019 23:12

​Basha: Askush s’e përdhos dot luftën dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës