Lajme

Veseli ‘kërcënon’ anëtarët e PDK-së

11/30/2017 22:50
nga:Gazeta Blic

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, kur ka folur për zgjedhjet e brendshme në PDK ka treguar se ndryshe nga hera e kaluar, ku nuk u sfidua për të parin e partisë, në këto zgjedhje do të jetë ndryshe.

“Që nga kryetari i partisë deri tek seksionet, askush nuk ka garancion të qenit aty ku është, do të jetë një proces transparent dhe demokratik”.

“Jam i sigurt se do të ketë kundërkandidat, do ta paraqesim vizionin tonë dhe delegatët do të zgjedhin një kryetar”.

Veseli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka treguar edhe se si do t’i drejtohet një anëtari të PDK-së dhe çfarë kërkon nga ai.

“Ji krenar dhe në të njëjtën kohë je i përgjegjshëm të punosh edhe më shumë për vendin tënd, partia në të cilën je ka vlerat dhe përgjegjësinë e madhe të ndryshimit të historisë së këtij vendit, por kjo nuk mjafton”.

“Puno edhe më shumë, je më i përgjegjshëm dhe afro sa më shumë njerëz në rrethin ku jeton, afro njerëz që kanë etikë, të kaluar të mirë, që i kanë shërbyer kombit, atdheut, njerëz intelektualë”.

“Jepu mundësinë të jenë në PDK, je i vetëdijshëm dhe falënderues tek Zoti dhe tek ata që kanë rënë për lirinë, por ka ende shumë për të bërë, mos u vetëknaq, ka ende shumë për ta zhvilluar Kosovën, ende vendi yt, nuk është ai vend shtet i pavarur, sovran që e meritojnë qytetarët, ende ka varfëri, ende ka pabarazi, duhet të punojmë shumë, jo ta shkatërrojmë atë që kemi arritur por ta respektojmë atë që kemi arritur”.

“Mos i përkrah, pavarësisht çkado që kanë bërë dje, prej kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, me respektin për çdo kontributi të djeshëm, mos e përkrah nëse në të sotmen po e prish punën, ka sjellje jo korrekte ndaj kolegëve, ndaj familjeve, ndaj shtetit, ndaj ligjit, distancohu, mos ja jep votën. Orientohu nga ata që kanë vlera, etikë dhe kanë perspektivë”.

“Kadri Veseli kudo që të jetë, mos mendo për Kadri Veselin por mendo për vizionin dhe ëndrrën tënde, për shtetin tënd, që kur të dalësh jashtë Ksoovës, mos të nëpërkëmb dikush dhe shpërfillë”.

12/10/2017 12:26

Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Klanin M. do t’i zë gjaku i Astritit Deharit, Mon Balajat