Lajme

Veseli jep shenja se PDK do të bashkohet në koalicionin qeverisës

08/26/2020 18:45
nga:Sh Xh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka deklaruar sot se pavarësisht sfidave të mëdha përpara të Kosovës, partia që ai drejton ka ditur të sillet karshi interesave shtetërore.

Gjatë takimit me strukturat drejtuese të partisë në Drenas, kryetari i PDK-së ka folur për situatën e rënduar të pandemisë, zhvillimet politike, reformat në parti dhe nevojën për mobilizim më të madh të partisë.

“Jo vetëm kaq, PDK – asnjëherë nuk e ka vënë interesin politik partiak para atij të Kosovës”, është shprehur ai duke kërkuar që njëjtë të sillen edhe partitë e tjera politike në Kosovë.

Ndërsa, kryetari i degës së PDK-së në Drenas, njëherësh deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Sejdi Hoxha ka falënderuar kryetarin Veseli për takimin, duke premtuar angazhim më të madh në forcimin e partisë në këtë komunë.

12/09/2020 19:30

Flet Lutfi Haziri: Nuk është koha e ultimatumeve, emri i presidentit kalon nëpër zyrat e LDK-së