Lajme

Veseli ia zvogëlon rrogën edhe Haradinajt! (Dok)

01/22/2019 17:06
nga:Gazeta Blic

Kërkesa e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për zvogëlim të rrogës, me automatizëm ndikon që të ulet edhe paga e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve tjerë shtetëror.

Nga 2,900 euro paga bazë e Kryeministirt Haradinaj, do të zvogëlohet në 2,100 euro. Kjo pasi që kështu është rregulluar me ligjin për paga që Kryeministri të mos e ketë rrogën me të lartë se sa Kryekuvendari.

Rroga do t’i zvogëlohet edhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Nënkryetarit të Kuvendit, Zëvendëskryeministrave dhe Ministrave, raporton GazetaBlic.

Koeficienti i pagave të funksionarëve publik

Veseli, kërkesën për zvogëlim të pagës e ka quajtur si hap të rëndësishëm në kuadër të reformës së përgjithshme të administratës publike, nivelizimit të pagave dhe akomodimit të përmbushjes së kërkesave të sektorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ruhet stabiliteti buxhetor.

Veseli kërkesë zyrtare që t’i zvogëlohet rroga (DOKUMENT)

Ulja e pagave të zyrtarëve të lartë publik do të konfirmohet në seancën 31 janarit kur pritet të votohet projektligji për pagat si dhe buxheti për vitin 2019.

Ndryshe, ka më tepër se një javë që mësimdhënësit kanë ndërprerë procesin mësimor duke hyrë në grevë për rritje të pagave. Kërkesë e punëtorëve të këtij sektori është rritja e koeficientit të pagës për 30 për qind./Gazeta Blic/

02/22/2019 07:53

Tërhiqet shorti për auditimin e raporteve të partive politike