• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Veseli i ‘godet’ Albin Kurtin dhe Avdullah Hotin, flet për ‘tradhtinë e vendit’

12/21/2018 22:40
nga:FL.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po konsideron se nuk ka sens të thuhet se ai bashkë me Thaçin e Haradinajn po e tradhtojnë Kosovën, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, nuk duhet që me lojëra të mendohet vetëm të mashtrohen qytetarët duke përmendur emrat e të parit të LDK-së, Avdullah Hoti dhe kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Shkoni pyetni ata, pse po ikin prej përgjegjësisë të cilën e kanë para qytetarëve. E si? Duke ikur ata duan t’i mbrojnë kufijtë e Kosovës, ky është vendi (Kuvendi i Kosovës) ku duhet me i mbrojt kufijtë e Kosovës. Në Bruksel kur flasim me Vuçiqin është vendi ku mbrohen kufijtë e Kosovës. Jo me lojëra, me mëndu veç me i mashtru e me i frikësua qytetarët tanë se jemi në rrezik, se po tradhtohet Kosova, se pi tradhton Hashim Thaçi, i ndanë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj edhe po dojkan me i mbrojte Albini, Avdullahu edhe kush tjetër. Nuk ka sens! Unë nuk po dua, unë i kam kolegë, unë i respektoj unë do t’i thërras prap, por duhet me u bo bashkë –  kjo është ajo të cilën mund ta them.” – ka thënë Veseli.

/ © GazetaBlic /

06/16/2019 20:43

Premtimi i pa mbajtur i Kadri Veselit për veteranët