Lajme

Veseli i gëzohet prurjes së re në PDK- Thotë se me të do ta luftojë korrupsionin

08/24/2019 13:05
nga:A. R.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka njoftuar se Ilir Hajdini është anëtari më i ri i kësaj partie.

Veseli në Facebook ka shkruar se është i sigurt se do ta luftojë korrupsionin dhe do të ketë sukses në krijimin e mundësive të reja për rininë kosovare.

“Vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora. Si kryeministër në qeverinë e ardhshme do u jap hapësirë maksimale të rinjve premtues, të kualifikuar dhe energjikë, që të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën”, ka shkruar Veseli.