Uncategorized

Veseli i fton liderët e partive të takohen të hënën, për dialogun

07/21/2018 12:32
nga:A. R.

Kryeprlamentari Kadri Veseli po përpiqet ti përafroj partitë politike prlamentare dhe ti bind se Kuvendi i Kosovës ku janë të përfaqësuar të gjithë të zgjedhurit e popullit do ta ketë rolin primar në dialogun final me Serbinë.

Për këtë qëllim, Veseli u ka dërguar ftesë të premten e kaluar gjithë krerëve të partive parlamentare që ti takoj të hënën e javës së ardhshme para seancës plenare për të diskutuar për rolin e tyre në procesin e dialogut.

Kjo ftesë është bërë nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me kërkesën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadave ndërkombëtare, të cilët i kanë besuar kryetarit të Kuvendit që ta organizojë këtë takim.

Në ftesën e dërguar nga kryetari i Kuvendit, të cilën e ka siguruar “Indeksonline”, ndër të tjera thuhet se “spektri politik kosovar, të gjithë së bashku, pozitë dhe opozitë, duhet të jetë i konsoliduar, unik dhe i përgatitur”.

Ndër të tjera në ftesën e kryetarit të Kuvendit dërguar partive politike për arritjen e konsensusit për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan se “Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta ketë rolin kryesor të mbikëqyrjes dhe vendimmarrjes në këtë proces të rëndësishëm”.

Ndërkohë, dokumenti kornizë për dialogun i publikuar ditë më parë dhe i dorëzuar nga kryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratrike të Kosovë, Kadri Veseli, liderëve të partive politike, përcakton në mënyrë të detajuar parimet, afatin kohor, synimet dhe objektivat e Kosoves ne dialog si dhe vijat e kuqe

12/04/2019 17:10

Një delegacion i BE-së takohen me Kurtin, interesohen për rrjedhën e bisedimeve me LDK-në