Lajme

Veseli hap zgjedhjet për rini në Ferizaj: Dekada e Re me besim në shtet të zhvilluar dhe integruar

03/31/2018 16:59
nga:A. R.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e zgjedhjeve për rini në Ferizaj.Para të rinjve ai tha se shteti i Kosovës po hyn në Dekadën e Re, që kërkon një angazhim më të fuqishëm të rinisë në jetën institucionale.

Veseli tha se pikërisht për këtë arsye zgjedhjet e brendshme në parti kanë filluar me rininë. Ai i ka ftuar të rinjt që të angazhohen, të punojnë bashkë, të ndihmojnë njëri-tjeterin, dhe kështu edhe shtetin.

“Duhet me besu në vetvete. Kush mendoni që do të ua përmirësojë jetën më shumë se kur angazhoheni vet. Duhet me u pa me njëri-tjetrin, me bashkëbisedu me njëri-tjetrin, me i nda mendimet dhe me vepru për vendin tonë”, u ka thënë Veseli të rinjve.

Duke folur për të arriturat në vend, Veseli tha se janë bërë transforime të mëdha, dhe ato, u shpreh ai, janë berë nga njerëzit e PDK-së.“Kosova po bëhet me infrastrukturën më moderne në regjion, ka ndryshuar shumë sistemi shëndetësor, në të njëjtën kohë ka ndërruar shumë edhe në kualitetin e jetesës për mësimdhënësit, mjekët, për të gjitha kategoritë”, ka shtuar Veseli, raporton ekonomia online.

Por, ai shtoi se ka nevojë për shumë më shumë dhe kjo tha duhet të bëhet nga të rinjt, në mënyrë që t’i japin kuptim Dekadës së Re, me besim në shtet, me angazhim për zhvillim dhe integrim.

“Kosova duhet të ecë fuqishëm përpara në procese zhvilluese dhe integruese. Por, si mund të ecë një vend përpara kur rinia nuk e merr përgjegjësinë e vet, s’mund të ecë përpara. Duke marrur përgjegjësi dhe kur kemi besim, kemi edhe zhvillim”, ka theksuar Veseli.

Pas Ferizajt, kryetari Veseli ka marrë pjesë edhe në hapjen e zgjedhjeve për rini në komunën e Prizrenit.

11/26/2019 09:50

Veseli: Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje