Lajme

Veseli: Emri i Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi

01/21/2020 14:11
nga:B. D

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan GazetaBlic.

Ai thotë se emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Veseli përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se Rugova ishte bashkudhëtar i bërjes së shtetit të Kosovës.

Ai shton se Rugova punoi në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar.

Shkrimi i tij i plotë:

Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës. Vlera këto që na duhen edhe sot. Presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar.

Emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të…

Publiée par Kadri Veseli sur Mardi 21 janvier 2020

04/22/2020 17:01

Veseli: PDK-ja është opozitë, nuk pranojmë ftesa për koalicion nga askush!