Lajme

Veseli e Totaj me tubime në Vërri e Zhur, premtojnë investime edhe fshatin e Zafir Berishës

11/11/2017 22:09
nga:A. R.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga kryetari i partisë, Kadri Veseli kanë vizituar disa fshatra të rajonit të Vrrinit, si dhe në Dobrushtë e Zhur.

Totaj ka thënë se pret që në rundin e dytë të rritet edhe më shumë vota për PDK-në në Vërri pasi nëse udhëheqësit devijojnë nga rruga këtë nuk do ta bëjnë votuesit.

Ai ka ftuar votuesit e Nismas të kthehen në shtëpinë e vjetër, në PDK dhe kështu ta zhvillojnë Prizrenin së bashku.

Në Hoçë të Qytetit dhe Postlisht e Billushë, Totaj ka premtuar investime edhe më shumë e veçmas furnizim me ujë 24 orë në Billushë që në vitin e parë të mandatit të tij.

Bashkë me Veselin, ai ka qëndruar edhe në odën e Ruzhdi Saramatit, komandant i njohur i UÇK-së nga fshati Dobrushtë.

12/10/2019 07:22

Veseli sot intervistohet nga Specialja