Lajme

Veseli dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të Gazeta Blic

03/23/2020 23:00
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar sulmin ndaj ekipit tël Gazeta Blic, të cilët u sulmuan sot në veri të Mitrovicës, deri sa ishin duke realizuar një storie.

Veseli ka thënë se  shpreh mirënjohjen, respektin dhe solidaritetin e plotë me këta gazetarë të sulmuar në veçanti dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve në përgjithësi, për misionin që ata kanë në mbrojtjen e fjalës së lirë.

Shkrimi i plotë:

Dënoj rëndë sulmin të ulët të bërë ndaj gazetarëve Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit Arsim Rexhepi, gjatë ditës së sotshme në komunën e Mitrovicës së Veriut. Unë shpreh mirënjohjen, respektin dhe solidaritetin e plotë me këta gazetarë të sulmuar në veçanti dhe të gjithë komunitetin e gazetarëve në përgjithësi, për misionin që ata kanë në mbrojtjen e fjalës së lirë. Duke iu dëshiruar të lënduarve shërim të shpejtë, iu bëj thirrje institucioneve të rendit që të vënë sa më shpejt përgjegjësit para ligjit.

Dënoj rëndë sulmin të ulët të bërë ndaj gazetarëve Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit Arsim Rexhepi,…

Publiée par Kadri Veseli sur Lundi 23 mars 2020

04/06/2020 19:46

Veseli: Shqiptarët në veri po ndihen të braktisur nga Qeveria Kurti