Lajme

Veseli: Beteja e Koshares i dëshmoi botës aftësinë tonë për luftë frontale

04/09/2020 09:53
nga:E Sh

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kujtoi betejën e Kosharës duke thënë se kjo betejë shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale.

Veseli shkroi se heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë.

“21 vjet më përpara nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale. Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirën johje, të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares por edhe të betejave të tjera të UÇK-s, që bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot”, shkroi Veseli në Facebook.

04/09/2020 15:50

Osmani: Betaja e Koshares ka krijuar datë historike për brezat që po vijnë!