Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përkujtoi kushtetutën e Kaçanikut.
Veseli tha se kjo ngjarje ka bërë kthesë në rrugën për liri e pavarësi.
Ai tha se ka nderim për kontribuuesit e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kaçaniku është i lidhur ngushtë me shumë ngjarje të shënuara në histori.
7 Shtatori i vitit 1990, është ndër ngjarjet që kanë bërë kthesë në rrugën tonë të lirisë, luftës për çlirim deri në pavarësi.
Vepra e gjeneratave të tëra, me kontributin e tyre, sot, është jetësuar në shtetin e lirë e demokratik.
Nderim për të gjithë kontribuuesit e ndërtimit të shtetit të Kosovës!
Thaçi: Delegatët shqiptarë në Kaçanik dëshmuan vetëdije kombëtare e shtetformuese