Sporti

Vërshëllima në “Camp Nou”, tifozët nuk e dëshirojnë Coutinho-n

03/09/2019 23:42
nga:M K

Nuk është aspak një mbërmje e qetë ajo në shtëpinë e Barcelonës.

Pavarësisht fitores 3-1 ndaj Rayo Vallecano në javën e 27 të La Liga, kampin e katalanasve tashmë ka shpërthyer zyrtarisht dhe publikisht fushata kundër Coutinho-s.

Braziliani i zëvendësuar në minutën e 80’, pas paraqitjes së radhës zhgënjyese, u vërshëllye dhe kontestua nga pjesa më e konsiderueshme e publikut që kishte mbushur shkallët e stadiumit “Camp Nou”, tashmë të ngopur me rendimentin e dobët të Coutinhos.

Pasi javë më parë ishte akuzuar nga kritikët dhe disa drejtues të klubit blaugrana, sulmuesi tashmë është ngelur në klasë edhe nga tifozët e tij.

Coutinho tashmë mund të marrë seriozisht në konsideratë largimin nga Barcelona në përfundim të sezonit.

Kontestimin e tifozëve blaugrana e ka justifikuar edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique: “Çmimi me të cilin u ble Coutinho ishte shumë i lartë dhe kjo shoqërohet me pritshmëri të larta. Situata është kjo që është.

Reagimi i tifozëve duhet pranuar, sepse ata janë ndjekësit tanë dhe ne duhet t’i respektojmë. Si shokë, ne duhet ta inkurajojmë që ai të japë më të mirën dhe të arrijë nivelet më të larta”. /TS/

09/06/2019 17:46

Coutinho iu vetëofrua Manchester Cityt, Guardiola e refuzoi