Sporti

Verratti afër marrëveshjes për rinovim me PSG-në, kjo pritet të jetë paga e çmendur e tij

09/12/2019 08:42
nga:M K

Është njëri prej më të mirëve në pozitën e tij dhe prej më të kërkuarve nga skuadrat e tjera elitare evropiane.

Fjala është për yllin e PSG-së, Marco Verratti, i cili duket se ka pranuar të ulet në bisedime me klubin aktual për rinovim të kontratës, shkruan GazetaBlic.

26 vjeçari, i ardhur në “Parkun e Princave” nga ekipi italian, Pescara pritet të përfitojë dyfishim të pagës për 5 vitet e ardhshme.

Momentalisht fiton afro 6 milionë euro në vit, derisa me rinovim, përfaqësuesi italian do të fitojë hiç më pak se 11 milionë.

Negociatat tashmë kanë filluar, ndërsa raportohet se gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe të mbyllen me marrëveshje mes palëve.

/GazetaBlic/