Sporti

Verrati nuk po largohet – PSG i ofron rinovim të kontratës

09/12/2019 17:46
nga:Ideal

Mesfushori i Italisë Marco Verratti raportohet se është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Paris Saint-Germain me vlerë 12 milionë euro në sezon.

Sipas Calciomercato.com, bisedimet mes klubit dhe mesfushorit po vazhdojnë për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2024 dhe pothuajse dyfishin e pagës së tij aktuale, shkruan GazetaBlic.

Uebfaqja shton se atij i është premtuar edhe shiriti i kapitenit, pasi mendohet se Thiago Silva do të largohet nga klubi shumë shpejt.

26-vjeçari u bashkua me PSG-në nga Pescara në vitin 2012 dhe ka bërë gati 300 paraqitje për gjigantët francezë, duke fituar gjashtë tituj të Ligue 1.

Ai ka bërë 34 paraqitje për Italinë, por asnjëherë nuk ka luajtur në Serie A.

/GazetaBlic/