Sporti

Verona – Juventus, notat e futbollistëve

02/08/2020 22:45
nga:M K

Verona ka befasuar të gjithë, duke përmbysur rezultatin ndaj Juventusit për ta shënuar njërën prej fitoreve më të bukura këtë edicion.

Pazzini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 85’të, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, e të cilët barazuan vetëm dhjetë minuta më herët, shkruan GazetaBlic.

Kampioni aktual italian u mundua deri në fund që ta evitojë humbjen, por që nuk ia arriti qëllimit.

Cristiano Ronaldo shënoi për torinezët në minutën e 65’të, para se Borini t’i barazonte shifrat 11’të minuta më vonë.

Verona sikur nuk u kënaq me këtë barazim dhe vazhdoi sulmet ndaj “Zonjës së Vjetër”, për të fituar penallti në minutën e 86’të, penallti të cilën e konvertoi me sukses, Pazzini.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

/GazetaBlic/

03/28/2020 10:58

Brazilianët e Juventusit largohen nga Torino