Lajme

Verma: Mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës

01/10/2025 22:12
nga:Y I

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, është deklaruar në rrjetin social ‘‘X’’, për takimin që ai ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka thënë ndër tjerash se takimi me të ka qenë ‘‘kënaqësi’’.

Ai ka theksuar se me Osmanin kanë rënë dakord për të krijuar Dialogun Strategjik dypalësh, i cili bëhet ndër tjerash për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe rritjen e prosperitetit.

Po ashtu, ai ka thënë se partneriteti mbetet i përkushtuar për avancimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës.

”Knaqësi të takohem me Presidenten Vjosa Osmani. Ne ramë dakord të krijojmë një Dialog Strategjik dypalësh për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve tona ekonomike, rritjen e prosperitetit, punën së bashku për interesat tona të përbashkëta rajonale dhe globale dhe promovimin e statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik. Partneriteti ynë i qëndrueshëm mbetet i përkushtuar për avancimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar ai.