Lajme

“Veprimet e fundit të Albin Kurtit tregojnë se ka filluar të bëhet politikan”

05/14/2024 19:37
nga:Y I

Drejtori Ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’ Shemsi Jashari, ka folur në lidhje me takimin e mbajtur mbrëmë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Jashari tha për “Gazeta Blic” se ky takim ishte një befasi për shumkënd e veçanarisht për mbështetësit e PDK-së.

“Takimi i Memli Krasniqit nga PDK, me Albin Kurtin nga LVV, ishte një befasi për shumkënd e sidomos për mbështetësit e PDK-së. Kjo pasi Albin Kurti dhe eksponent të LVV-së, vazhdimisht kanë akuzuar PDK-në si shkatërruese e shtetit, si hajna, kriminel e gjithçka tjetër dhe në thirrjen e parë të takohesh për darkë kjo ishte pak e çuditshme. Kjo mund të shihet si një shërbim i madh që po i bëhet Albin Kurtit”

Ai tutje potencoi se Albin Kurti me veprime të tilla, si darka mbrëmë me Krasniqin, tregon se ka filluar të bëhet politikan dhe se ka kuptuar se s’ka fuqi politike aq sa ka besuar.

“Në aspektin e normalizimit të skenës politike besoj se ky takim dhe marrëveshjet eventuale do të shërbejnë shumë në relaksimin e skenës politike dhe polarizimit të shoqërisë. Këto veprime të Albin Kurtit tregojnë se Kurti ka filluar të bëhet politikan dhe ka kuptuar se s’ka fuqi politike aq sa ka besuar dhe se për procese të mëdha duhet kompromise dhe bashkëpunim me opozitën”

Jashari tha se mbetet të shihet se kush ka fituar politikisht nga takimi.

“Se kush ka fituar politikisht me këtë takim mbetet të shihet, por në shtetet demokratike është normale të takohen pozitë dhe opozitë dhe kordinohen për procese të rëndësishme. Opozitarizmi që Albin Kurti ka bër ka qenë i vrazhdë dhe nuk duhet të përsëritet nga subjekte të tjera.Nuk është model i mirë” tha Jashari në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit që mbajti me kryeministrin Kurti tha se është i gatshëm të takohet sërish me të kur në pyetje është interesi i shtetit.

Ai kërkoi që sa më parë të vendoset për datën e zgjedhjeve.

“Uroj që edhe partitë e tjera të mbështesin një nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Stagnimi i theksuar i shtetit, posaçërisht në ekonomi, por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk mund të presë më shumë. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë më një dëshirë politike – por një domosdoshmëri nacionale. PDK është gati! I gjithë vendi është gati!” deklaroi Krasniqi raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Ahmeti, PSD: Darka e djeshme, sinjali më i fundit i dorëzimit të PDK-së në të qenurit opozitë e vërtetë!

 

Makolli: Takimi Kurti-Krasniqi, për nevoja të pozitës, do të kishin favore nëse shkohet në zgjedhje nga shpërndarja e Kuvendit!

Krasniqi me postim të ri pas darkës me Kurtin: Të mblidhemi sa ma parë të gjithë liderët, të vendosim datën e zgjedhjeve