Lajme

Vendpushimi bregdetar rrethohet nga flakët

09/15/2019 11:58
nga:L H

Loutraki, vendpushimi bregdetar në Gjirin e Korintit në Greqi po përballet me një valë zjarresh të cilat kanë shpërthyer që prej pasdites së të shtunës, 14 shtator.

Zjarrfikësit kanë luftuar gjatë gjithë natës me flakët dhe operacioni për shuarjen e zjarrit pritet të vazhdojë edhe gjatë kësaj të diele.

Operacioni me vijon nga toka dhe ajri. Flakët po djegin kurorën e maleve përreth dhe mediat greke thonë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Përhapja e zjarrit po ndihmohet dhe nga erërat e forta në zonë.