Sporti

Vendosi rekord në peshëngritje për femra, federata ia anulon: Je burrë!

05/15/2019 14:57
nga:Ideal

Mary Gregory u shpall kampione me rekord kombëtar në kompeticionin e peshëngritjes për femra në SHBA.

Gjithsesi testet anti-doping që i janë bërë pasi theu rekordin e mëparshëm treguan se ajo nuk është femër. Prej më shumë se një viti, Gregory bënte pjesë tek transgjinorët, sepse ishte duke ndjekur të gjithë rrugën ligjore për t’u kthyer nga mashkull në femër, madje ndërroi edhe emrin dhe u divorcua nga ish-bashkëshortja.

Pas rekordit që vendosi peshëngritësja falënderoi Federatën e Peshëngritjes për mundësinë që i dha të merrte pjesë në kategorinë e femrave.

Gjithsesi vetë federata ka dalë në një qëndrim zyrtar, ku pranoi se testet e kryera vërtetojnë se Gregory ishte burrë dhe jo femër siç pretendon se ndihet.

“Rregullat tona, dhe baza e ndarjes së gjinive për të konkurruar, bazohen në klasifikimin fiziologjik dhe jo në identifikimin. Në bazë të të gjitha informacioneve të paraqitura në Bordin e Drejtorëve për këtë rast të veçantë, konkluzioni i bërë është se klasifikimi i saktë fiziologjik është mashkull”, thuhet në deklaratën zyrtare të Federatës së Peshëngritjes në SHBA.

Për këtë Gregory nuk është më kampione në këtë kategori, si dhe rekordi i saj nuk njihet nga federata. /Telesport/