Lajme

Vendosi Gjykata Kushtetuese: Pezullohet dekreti i presidentit?

05/01/2020 18:02
nga:Gazeta Blic

Burime të Gazeta Blic brenda Gjykatës Kushtetuese kanë theksur se sapo është marrë vendimi pas kërkesës së Vetëvendosjes, që të pezullohet dekreti i presidentit për çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit, deri në vendimin përfundimtar.

Vendimi sapo është marrë. Pritet që brenda pak minutash Gjykata të dalë me vendim përfundimtar”, tha ky burim.

Lëvizja Vetëvendosje, gjatë ditës së djeshme, menjëherë pasi presidenti Thaçi e mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeminsitër të ri, e dërgoi në Kushtetuese shefin e shtetit.

Ndërkohē, deri në ora 12:00, deputetët kishin të drejtë të dërgonin komentet plotësuese.

Më herët edhe avokati Koci tha se Gjykata ka vendosur për pezullim të vendimit të presidentit.

Njoftimi i Kocit:

U pezullu!

S’kishte rrugë tjetër. Kosova s’po mundet me nje Qeveri e lere më me dy.

Gjykata Kushtetuese po e nderton narracionin se Kosova eshte shtet normal me politikane adoleshenta.

Mos u ngutni priteni njoftimin me shkrim.

Le te mos kuptohet ky status si presion mbi asnjeren pale.

Urime!

“Nëse VV s’ishte e bindur se e fiton rastin nga Kushtetutat tjera, por t’i referohej edhe asaj serbe, më mirë mos ta procedonte fare”

05/26/2020 11:01

Hoti flet sikur të ishte kryeministër: Kemi filluar komunikimin për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike