Lajme

Vendos Qeveria gjermane: Pritet lehtësim i rregullave të lëvizjes nga 3 maji

04/15/2020 14:55
nga:Gazeta Blic

Përderisa Danimarka fillon me rihapjen e shkollave për nxënësit nën moshën 11 vjeçare, kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të zhvillojë bisedime me drejtuesit e 16 shteteve të vendit se kur të pushojnë kufizimet e koronavirusit.

Sipas mediave gjermane, qeveria federale në Berlin dëshiron që kufizimet në lëvizje të zgjasin së paku deri më 3 maj, megjithëse disa dyqane do të jenë në gjendje të rihapen sipas rregullave të rrepta nga 20 prilli.

Gjermania nuk është goditur aq keq sa vendet e tjera në Evropën Perëndimore, me 3,254 vdekje të regjistruara nga instituti i shëndetit publik RKI, përfshirë 285 në 24 orët e fundit.

Austria lejoi të hapen disa dyqane të martën dhe Gjermania mund të bëjë të njëjtën gjë, transmeton Klan Kosova.

Kriza zhyti ekonominë e Gjermanisë në recesion muajin e kaluar.

08/02/2020 19:46

Mërgimtarët që hynë në Gjermani do të detyrohen për karantinim dy javor, teste falas