Lajme

Vendos Këshilli i Etikës: Vërtetohet origjinaliteti i Doktoratës së dekanit të Fakultetit Juridik

02/14/2024 08:46
nga:N K

Muaj më parë, pati akuza publike në drejtim të dekanit të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Avni Uka, se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Universitetin e Romës ‘La Sapienza’. Kjo ka bërë që Puka të ndjek rrugët institucionale dhe ligjore, për të demantuar akuzat të cilat ai i konsideroi shpifje të një fushate të ideuar kundër tij, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një adresimi publik, Puka njofton se ka pranuar vendimin nga Këshilli i Etikës në UP, ku konfirmohet vërtetësia e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës.

“Këshilli i Etikës konstaton se ka të drejtën dhe detyrimin e nxjerrjes së vendimeve me përmbajtje vërtetimi dhe konstatimi të gjendjeve juridike dhe faktike, duke iu referuar lëndës së referuar me nr. 01/2/855, datë 03.07.2023.

Këshilli i Etikës, duke u bazuar në deklaratën e Universitetit të Romës “La Sapienza” të Italisë dhe diplomën e prezantuar, konfirmon vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Prof. Asoc. Dr. Avni Puka.

Këshilli i Etikës, duke u bazuar në raportin e ekspertizës profesionale, konstaton origjinalitetin e punimit të doktoratës të Prof. Asoc. Dr. Avni Puka me titull: “Përgjegjësia penale e personave juridikë”, të mbrojtur me datën 08.09.2016, pranë Fakultetit Juridik, Universitetit te Prishtinës.

Këshilli i Etikës, duke u bazuar në përgjigjen e Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe organeve kompetente të kompetente të Universitetit, konfirmon respektimin e kornizës normative dhe standardeve akademike në procedurën për avancimin akademik të Prof. Asoc. Dr. Avni Puka”, thuhet në vendim.

Kjo është konfirmuar përmes përgjigjes së Universitetit ‘La Sapienza’ të Romës, të cilët kanë njoftuar se sipas regjistrimeve të tyre, Puka është pranuar në programin e doktoratës trivjeçare në të Drejtën Publike dhe ka kaluar me sukses provimin përfundimtar, me ç’rast i është dhënë titulli Doktor më 21 shtator të vitit 2017.

“Nga kjo kuptohet se, Avni Puka me numër ID 1525691, shtetas kosovar, i lindur në ISTOG (KOSOVË) më 21.07.1983, është pranuar në programin e doktoratës trevjeçare në të “DREJTEN PUBLIKE”-Kurrikula E DREJTË DHE PROCEDURË PENALE (Cikli 28), të organizuar nga Universiteti Sapienza, ka kaluar me sukses provimin përfundimtar dhe i është dhënë titulli i Doktor (Doctor of Philosophy) më datë 21.09.2017. Gjithashtu në ketë shkresë theksohet se kandidati ka mbrojtur disertacionin përfundimtar me titull italian, dhe se niveli i doktoratës/klasifikimi është: Cikli i Tretë QF-EHEA EQF/ISCED 2011, Niveli 8. Në ketë shkresë të Universitetit të Romës “La Sapienza” konfirmohet vërtetësia e Diplomës (PERGAMENËS) me nr. prot. 13969 e lëshuar nga ky Universitet. Këto të dhëna janë në përpushmëni edhe me Diplomën e paraqitur fizikisht në Këshillin e Etikës”, thuhet në përgjigje.