Lajme

Vendos Apeli, mbesin në paraburgim të akuzuarit në rastin “Subvencionet”

07/15/2022 14:01
nga:N M

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve për dy të dyshuarit Arton Elezaj dhe Bekim Bruçit në rastin e ‘‘Subvencioneve’’ dhe masën e arrestit shtëpiak për 1 muaj për dhjetë të dyshuarit tjerë, Ingrit Kuqi, Liridon Fandaj, Donard Draga, Rasim Zeqaj, Gazmend Avdili, Sadri Berisha, Dukagjin Deda, Hysni Morina, Ramadan Zeqiraj dhe Afrim Mehmetaj.

Sipas vlerësim të Gjykatës së Apelit, aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe bazuar ne ligi.

“Gjykata e shkallës së pare ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar konform nenit 183 dhe me nenin 187 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.1 te KPPRK-së, se të pandehurit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen si në kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës PPS. nr.886/2021 i datës 30.06,2022, në lidhje më caktimin e masës së paraburgimit dhe te arrestit shtëpiak”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit, siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Këtë masë Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte vendosur pas kërkesë së Prokurorisë Speciale, me dyshimin se të njëjtit, disa në cilësinë e personave zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë përkatësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në mënyrë direkte apo te tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 414 te KPRK-së, “Marrja e ryshfetit” ne bashkëkryerje nga neni 421 i KPRK-se, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 i KPRK-se, dhe “Pengimi i te provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386 i KPRK-se, “Mashtrimi me subvencione” nga neni 324, dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-se.

Ndaj vendimin të Gjykatës Themelore kishin bërë ankesë avokatët e të pandehurve. Për Hysni Morina, avokat Arber Rexha, Bekim Bruçin, avokat Arber Kelmendi, Rasim Zekaj, avokat Emrush Kastrati, Arton Elezaj, avokat Avdullah Hoti, Dukagjin Deda, avokat Afrim Salihu, Gazmend Avdili, avokat Kemajl Ademaj, Sadri Berisha, avokat Arbër Rrustaj dhe Ingrit Kuçi, avokat Nasuf Hasani.

Këtë ankesë, Kolegji i Apelit, më përbërje prej gjyqtarit Kreshnik Radoniqi – kryetar i Kolegjit, Afërdita Bytyçi e Tomislav Petrovic, e kanë refuzuar, pasi sipas tyre ekziston dyshimi i bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartcekura dhe se ekzistojnë rrethanat të cilat e justifikojnë frikën se të pandehurit mund të ikin apo të arratisën, çka do të ndikonte edhe në zvarritjen e procedurës penale.

Pushteti lë pa punë edhe një familjar të heroit Ilaz Kodra