Lajme

Vendimi për shtrenjtimin e sigurimit të veturave – Haradinaj i drejtohet BQK-së

11/22/2019 16:25
nga:A. R.

Pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26 për-qind dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot i është drejtuar me kërkesë Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetit.

Haradinaj tregon se ka kërkuar nga Guvernatori për një informatë të detajuar mbi arsyet dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim.

Kujtojmë se sot gjatë ditës është protestuar para ndërtesës së BQK-së, ku është kërkuar që të kthehet vendimi i mëparshëm për sigurimin e veturave.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.