Lajme

Vendimi i Qeverisë Kurti për emërime partiake nëpër Borde, është edhe kundër ligjor

04/03/2020 01:00
nga:Gazeta Blic

Vendimi i Qeverisë Kurti për emërimin e anëtarëve të bordeve të disa ndërmarrjeve publike, ku u emëruan edhe dy ish- kandidat për deputet nga VV, bie në kundërshtim edhe me ligjin.

Më saktësisht neni 17 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, nuk e lejon që të emëron zyrtarë partiak.

Të gjithë drejtorët përveç kryeshefit ekzekutiv duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhjet si drejtor në një ndërmarrje publike nëse:

(Neni 17.2.k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajshe para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike”, thuhet në Ligjin e Ndërmarrjeve Publike.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të tri ndërmarrjeve publike, shkruan Gazeta Blic.

Janë emëruar anëtarët e bordeve të Ujësjellësit, Postës së Kosovës dhe Infrakosit.

Sikurse në të kaluarën edhe qeveria Kurti, ani pse është në detyrë, ka filluar rehatimin e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-kandidati i kësaj partie për deputet, Mentor Hyseni, është vendosur në pozitën e kryesuesuesit të bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e 6 tetorit, kishte garuar për postin e deputetit, por që nuk kishte arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Shumë anëtarë tjerë që u emëruan sot nga qeveria në detyrë, shihet se janë mbështetës të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A.

Përkrahësi i Kurtit, Blerton Abazi, është emëruar drejtor në bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës.

Enis Berisha, u emërua sot kryesues dhe drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A.

Albin Kurti fillon “kapjen e shtetit”, në tri ndërmarrje publike emëron anëtarë dhe përkrahës të Vetëvendosjes

03/10/2020 11:37

Dita e emërimeve: Tre këshilltarë i emëroi vetëm sot kryeministri Kurti