Lajme

Vendimi i Prokurorisë për rinumërim të votave e deklaratat e Xhafer Tahirit, flet Rrezarta Krasniqi

11 ditë më parë
nga:G B

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha qendrave të vendvotimit në komunën e Vushtrrisë, raporton Gazeta Blic.

Vendimi vjen pas akuzave të kandidates për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi, e cila ka pohuar se janë keqpërdorur votat në disa qendra, duke akuzuar bashkëpartiakun e saj, Xhafer Tahiri, për përfshirje në këtë situatë.

Lidhur me këtë, Tahiri ka hedhur akuza ndaj Krasniqit, duke thënë se vëllai i saj ka kërcënuar e bërë presion ndaj komisionerëve.

E, lidhur me këtë, Gazeta Blic ka kontaktuar kandidaten për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi.

Në një përgjigje të shkurtër, ajo tha se nuk i komenton deklaratat e Tahirit dhe se Prokuroria ka vendosur për rinumërim të votave.

“Nuk i komentoj deklaratat e askujt unë. Rinumërim ka vendosur Prokuroria. Për dyshime e parregullsi”, tha Krasniqi për Gazeta Blic.