Lajme

Vendimi i papritur: LDK e shtyen për nesër mbledhjen e Kryesisë

05/31/2020 13:21
nga:E Sh

Mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të mbahet sot, ashtu siç u paralajmërua.

Anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa, ka thënë për GazetaBlic, se mbledhja do të shtyhet pas publikimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Takimi mbahet pas publikimit të aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese, tentativisht mbahet takimi nesër. Mirëpo këtij takimi i paraprinë publikimi i aktvendimit”, ka thënë ai.

Më herët, zyrtari i lartë i LDK-së, Haki Rugova kishte konfirmuar për Gazeta Blic takimin e sotëm të Kryesisë, ku ishte paraparë votimi i emrave për ministra.

Në linkun në vijim e gjeni të plotë deklaratën e Rugovës:

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së, diskutojnë përbërjen e Qeverisë

09/22/2020 11:20

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit të Kosovës