Lajme

Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe, Krstic: Distancon Kosovën nga anëtarësimi në KiE, BE dhe NATO

12/10/2025 19:29
nga:Genita C

Analisti politik Branislav Krstic ka kritikuar vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kundër votoi LVV.

Ai për GazetaBlic e cilësoi vendimin si politikisht të motivuar dhe një provë se institucionet në Kosovë nuk janë të pavarura dhe profesionalizuara.

“KQZ-ja, si një organ teknik dhe i pavarur, nuk duhet të marrë vendime të motivuara politikisht. Fatkeqësisht, në vendin tonë, shumica politike ndikon në organet e pavarura në vend, dhe kjo është një tjetër provë se institucionet tona nuk janë as të pavarura dhe as të profesionalizuara”, tha ai.

Krstic paralajmëroi se vendime të tilla dëmtojnë reputacionin e institucioneve të pavarura dhe e largojnë Kosovën nga perspektiva e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Këto dhe institucione të tilla vetëm sa konfirmojnë se janë të paqëndrueshme dhe se janë demokratike vetëm pas presionit dhe rekomandimeve të autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë. Ky është një tjetër vendim politikisht i kushtueshëm që dëmton reputacionin e institucioneve të pavarura në vend dhe e distancon drejtpërdrejt Kosovën nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO”, tha Krstic për GazetaBlic.

Mos-certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Matoshi paralajmëron: Arbitrariteti i sotëm mund të godasë vetë partitë shqiptare nesër