Sporti

Vendim shumë i çuditshëm nga gjyqtarët e ndeshjes/ Pse u anulua goli i Leipzig ndaj Real Madrid?!

02/13/2024 21:54
nga:Mergim Rreci

Leipzig dhe Real Madrid po përballen sonte në Ligën e Kampionëve.

Rezultati momental është 0 me 0, me një gol të skuadrës gjermane që u anulua, shkruan GazetaBlic Sport.

Sesko e dërgoi topin në rrjetë, por që fillimisht goli u anulua për pozitë jashtëloje, pozitë në të cilën realisht Sesko nuk ishte, sepse Rodrygo po e mbante në lojë.

Sipas medieve ndërkombëtare, goli u anulua për shkak të një ndërhyrje nga futbollisti Henrichs tek portieri Lunin, gjë e cila duket si e pakuptimtë në këtë rast dhe po merr kritika të mëdha deri më tash.