Lajme

Vendi sërish në zgjedhje? Kjo parti këmbëngul që të rrëzohet Qeveria Haradinaj

02/12/2018 14:04
nga:M H

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare. Sipas tyre vetëm zgjedhjet e reja do ta shpëtojnë vendin nga bllokada e krijuar tash e disa vite.

Besa Gaxherri, deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, deklaroi për “Gazeta Blic”, se e mbështet qëndrimin e Avdullah Hotit, që Qeveria Haradinaj të rrëzohet dhe vendi të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

“Natyrisht që qëndrimi im pajtohet me qëndrimin e LDK-së, pra me këtë rast qëndrimin e shefit të grupit parlamentar  të LDK-së, Avdullah Hotit. Një deklarim të tillë në jemi konsultu si subjekt politik, si grup parlamentar, e kemi ditë që nga dita e parë duke e pasur parasysh këtë qeveri, dhe përbërjen e saj, cilësia e saj ka qenë e dëmshme ose ka qenë jo në gjendje që të përballet me problemet e Kosovës”, ka theksuar Gaxherri.

Deputetja, përsëriti se shpëtimi i vetëm janë zgjedhjet, por ajo sqaroi se para se vendi të shkojë në zgjedhje, liderët partiak  duhet të ulen dhe të diskutojnë për temat e mëdha.

“Ne jemi dëshmitarë se kjo ka degradu më shumë se nga imagjinata jonë ose qëndrimet tona ose mendimet tona që i kemi pasur si subjekt, andaj shpëtimi i vetëm i Kosovës është që të shkohet në zgjedhje të reja por vendi po dëmtohet shumë sepse ne tashmë jemi dëshmitarë se për vite të tëra kemi zgjedhje gati çdo vit, ose asnjë mandat nuk mund ta përfundojnë për katër vjet, e që është humbje kohe e madhe për vendin, njëkohësisht edhe për aspektin financiar prandaj ne mendojmë se para të shkojmë në zgjedhje urgjentisht koha e fundit është që liderët partiak politik të ulën dhe të diskutojnë për temat e mëdha të merren vesh dhe pastaj menjëherë t’i shpallim zgjedhjet. Kjo duhet të bëhet, në qoftë se vërtetë subjektet tjera politike iu ka mbet pak etikë politike, pak dashuri për këtë vend e për këtë popull në të kundërtën situata është e papranueshme”, ka përfunduar deklaratën deputetja Gaxherri.

Besa Gaxherri

Ndërsa, ditë më parë shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një konferencë për media ka kritikuar qeverinë Haradinaj. Ai ka kërkuar që përmes një mocioni të rrëzohet qeveria Haradinaj, dhe të zgjedhën udhëheqësit e rinjë të shtetit./Gazeta Blic./

 

08/16/2018 11:18

Hoti thotë se para normalizimit të raportit me Serbinë duhet të ketë institucione funksionale