Cool

Vendi në të cilin taksistët dhe kuzhinierët paguhen më shumë sesa doktorët e inxhinierët

04/11/2019 08:28
nga:Natyra

Kuba është vendi i vetëm në botë ku shoferët e taksisë dhe kuzhinierët paguhen me shuma më të mëdha parash sesa inxhinierët e doktorët.

Kjo, si rezultat e sistemit komunist, e cila iu legjitimon vetëm personave që kanë licencë që të punojnë në sektorin privat, e mungesa e konkurrencës e bën që fitimi të jetë i majmë, transmeton lajmi.net.

Në Kubë një doktor paguhet rreth 40 dollarë në muaj, ndërsa një taksist për vetëm një ditë fiton minimalisht 60 sosh.

Mungesa e sektorit privat ka ndikuar që pagat të jenë më të ulëta, dhe vetëm ata që kanë licencë punë private, kanë të drejtë të mbajnë në pronësi një biznes.

Inxhinierët e diplomuar janë të detyruar që të punojnë si kuzhinierë në restorante private, si rezultat i sistemit qeverisës.

Kuba në vitet e fundit ka filluar reformat ekonomike, dhe hapjen e tregut të saj për tregun global, gjithashtu ka filluar edhe liberalizimi i ekonomisë, që do t’i hapë rrugë stabilitetit ekonomik.

06/20/2019 00:21

Parashikon Donika Kadaj- Bujupi: AAK do t’i fitojë zgjedhjet, kurdo që ato mbahen