Sporti

Vëllaznimi rikthen Art Malokun

01/24/2020 14:44
nga:M K

Ish-futbollisti i Vëllaznimit, që gjashtë muajt e fundit i kaloi te Prishtina, Art Maloku, është rikthyer në Gjakovë, për ta ndihmuar skuadrën e zemrës.

GazetaBlic nga burime të sigurta brenda klubit gjakovar mëson se Maloku tashmë është futbollist i Vëllaznimit, e ku do të mundohet që t’i ndihmojë gjakovarët në objektivat e tyre për mbijetesë në Ligën e Parë, shkruan GazetaBlic.

“Po është e vërtetë. Arti do të rikthehet tek ne. Këtë stinor do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës ku kaloi momentet më të mira”, tha ky burim për redaksinë tonë.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet edhe prezentimi i tij te klubi me traditë, por që po kalon ndoshta momentet më kritike në histori.

Kujtojmë se Vëllaznimi momentalisht pozicionohet në vendin e 13’të në divisionin e dytë të futbollit kosovar, ku pas 16’të xhirosh të zhvilluara, ka tubuar vetëm 16’të pikë.

/GazetaBlic/

02/01/2020 09:06

Vëllaznimi huazon Armend Gashin nga Prishtina