Sporti

Vëllaznimi me mysafir special në Shqipëri

01/12/2019 21:15
nga:M K

Skuadra e Vëllaznimit po qëndron për përgatitje në Shqipëri.

Skuadra gjakovare sot edhe ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Elbasanin, të cilin edhe e ka mposhtur 1-0, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes ndërkaq, ata kanë pasur edhe një mysfir special.

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana vizitoi klubin ku babai i tij është edhe kryetar.

Më poshtë edhe postimi i plotë i ‘kuq e zinjëve’.

Sot ishte një ditë e veqant për KF Vëllaznimin, startuam me pregatitje, vazhduam me ndeshje miqësore dhe e fituam ndeshjen me meritë dhe angazhim.

Mbas përfundimit të ndeshjes Kapiteni legjendar LORIK CANA e ftoi të gjithë skuadrën në një drekë të përbashkët në kompleksin Rozafa në Elbasan.

Ndeshja miqësore kontrolluese e radhës do të jetë të hënën me Besën nga Kavaja ku shpresojme në suksesin e radhës.

#FORCAVËLLAZNIM
#VAZHDOJMË

/GazetaBlic/

03/16/2019 16:45

Vëllaznimi dështon dhe e humb hapin për inkuadrim direkt në Superligë, Munishi ka arsye të frikësohet