Sporti

Vëllau konfirmon synimin e Pogbas: Ai dëshiron të largohet

08/16/2019 11:56
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, i cili edhe më tutje është i pasigurt sa i përket të ardhmes së tij, shkruan GazetaBlic.

Ka qenë vëllau i tij, që ka konfirmuar synimin e francezit, duke pranuar se ai dëshiron të largohet:

“Po. Është e vërtetë. Ai dëshiron të largohet, por nuk varet vetëm nga ai, pasi klubi kërkon afro 200 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni. Duhet pritur edhe pak për t’u qartësuar gjërat, megjithatë tani për tani, nuk ka asgjë konkrete”, përfundoi Mathias.

Kujtojmë se para pak ditësh, Zidane kërcënoi me dorëheqje nëse Perez nuk arrin ta sjellë në “Bernabeo” fituesin e Kupës së Botës, derisa mbetet të shihet deri në fund të afatit kalimtar, nëse fantazisti do të ndryshojë ambient apo jo.

/GazetaBlic/

08/24/2019 16:04

Arban Abrashi emërohet Sekretar Organizativ i LDK-së