Sporti

Vëllau i Kylian Mbappe debutoi dje tek PSG, ai është veç 16 vjeçar dhe konsiderohet talent i madh

12/21/2023 08:32
nga:Lorik J

PSG fitoi ndaj Metzit 3:1 në xhiron e 17-të të kampionatit francez.

Kampionët francezë mundën Metz vetëm në pjesën e dytë në Parc des Princes. Vitinha i dha epërsinë PSG-së në minutën e 49-të dhe Kylian Mbappe në të 61-ën shënoi për 2:0. Matthieu Udol ua ktheu shpresën mysafirëve me një gol në minutën e 72-të, por Mbappe i zgjidhi të gjitha dyshimet me golin e dytë të ndeshjes në minutën e 83-të.

Në fund të ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i dha një shans Ethan Mbappe, vëllait më të vogël 16-vjeçar të Kylian Mbappes.

Ethan luan si mbrojtës dhe mesfushor qendror, dhe Kylian dhe ai mbërritën në PSG pothuajse në të njëjtën kohë, gjashtë vjet më parë. Në moshën 16-vjeçare, Ethan është tashmë një lojtar i pazëvendësueshëm në skuadrën e të rinjve të PSG-së, në të cilën e nisi çdo ndeshje në Champions League për të rinjtë këtë sezon nga minuta e parë.

/GazetaBlic Sport