Lajme

Vëllai i Armend Mujës kërkon rikthimin e Thaçit për ta zgjidhur problemin me rrymën

12/22/2021 18:45
nga:Gazeta Blic

Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka dhënë një propozim për zgjidhjen e problemit me rrymën në vend.

Sipas Mujës, ish-presidenti Hashim Thaçi do të ishte zgjidhje për këtë krizë energjetike që ka prekur edhe Kosovën.

“Pas 10 vjetësh rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë! Zgjidhja e problemit⬇️”, ka shkruar Muja teksa ka bashkangjitur edhe një forografi me ish-presidentit Thaçi.

Ndryshe, KEDS ka njoftuar se reduktimet e energjisë elektrike në vend do të rikthehen.

Reduktimet vijnë si pasojë e krizës elektroenergjetike botërore që ka prekur edhe Kosovën.

Mungesa e rrymës për 2 orë brenda 24 orëve të ardhshme do të prekë të gjithë konsumatorët.