Lajme

Vëllai i Agim Veliut i “gëzohet” humbjes së Ekrem Hysenit në Podujevë?!

11/16/2021 11:51
nga:Gazeta Blic

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë, tashmë është ndarë në dy kampe: ai i Agim Veliut dhe Ekrem Hysenit.

Madje, ditëve të fundit janë shkëmbyer akuza nga ana e grupit të Hysenit ndaj atij të Veliut, se kanë punuar për humbjen e LDK-së në zgjedhjet e së dielës.

Vëllai i Agim Veliut, Samiu ka shkruar një status ku ka thumbuar Ekrem Hysenin.

“Kush fitoj e sa fitoj në kto zhgjedhje nuk e di, veq për një tashmë është e qartë. Që doktorrat i kan bërë për doktorr”!”

E kjo ka bërë të reagojë asambleisti Ekrem Rrahmani i cili i ka thënë vëllait të Agim Veliut duke e akuzuar se kanë punuar për fitore të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

“Fitoj Bulliqi me ndihmen e juve qe e keni hanger LDK qe 30 vjet bashkë me të”, ka shkruar Bulliqi.