Sporti

Vëllai i Ballistit tregon se çfarë i tha kur ai ngriti dronin në Serbi

09/19/2017 23:02
nga:M H

Vëllai i Ismail Morinës, ndryshe i njohur edhe si Ballisti, ka rrëfyer momentet kur ka mësuar arrestimin e vëllait të tij në Kroaci, dhe shqetësimet e familjarëve për fatin e tij.

Ai thotë se nëse vëllai i tij do të ekstradohet në Serbi, shqetësimet e tyre janë të madha, pasi kanë frikë për jetën e tij.

“Ai erdhi në vendin tonë, pasi ndërroi jetë babai, në mënyrë që të kapte varrimin. Mori një letër në konsullatën në Milano në atë kohë, në mënyrë që të udhëtonte drejt Shqipërisë. Por ai kishte problemin e pasaportës, pasi e kishin ndaluar autoritetet tona. Por ai udhëtoi me dokumentet italiane, bashkë me vëllain tjetër. Më datë 12 qershor ata janë kapur 2 km afër fshatit Grudë, nga patrullat e policisë kroate. Dhe menjëherë iu ka përmendur fjala ekstradim.

“Për gati 4 orë nuk patëm asnjë kontakt me të, dhe pasi morëm lajmin u nisëm direkt. Isha gjysmë i gëzuar me thënë të drejtën, se të paktën mësova që janë gjallë. Duke qenë se nuk patëm kontakt me ta për disa orë, kjo ishte gjysma e së keqes. Së dyti menduam që ndodhen në një shtet europian. Fillimisht kontaktuam me bashkëshorten e Ismailit. Bashkë me gruan e tij, sapo erdhi në Shqipëri, pajtuam një avokat. Unë kam qenë shpesh në Kroaci për ta takuar, pasi vëllait tjetër i është ndaluar hyrja në Kroaci për dy vite”.

“Hera e fundit që e kam takuar ka qenë para 2 javësh. Ndërsa para disa ditësh e ka takuar djali im.
Edhe kur ngriti flamurin në stadiumin e Beogradit unë u shqetësova. I thashë se ai kishte familje, kishte fëmijë, dhe kjo gjë mund të përbënte rrezik për jetën e tij. Mund të mos kthehej i gjallë nga Serbia”, ka thënë vëllau i Ballistit në “News 24”.

02/22/2018 21:58

Indrit Murati: Ja çfarë me tha Ballist Morina pasi e vizitova në Kroaci